Arrestimi i policit për drogë, kolegët e tij “të pastër”

    Nuk ka pjesëtarë të tjerë të Njësitit Special Anti-Terror “Tigri” të cilët kanë konsumuar lëndë narkotike. Kontrollet mjekësore të zbatuara nga 10 korriku, kanë konstatuar se vetëm një pjesëtarë i cili paraprakisht ishe arrestuar, ka rezultuar përdorues i drogës. Ndaj të njëjtit është ndërmarrë masa e suspendimit, ndërsa akoma nuk është parashtruar kallëzim penal.

    Ministria e Brendshme
    “Janë bërë analiza të dy pjesëtarëve të NJSA “Tigri”. Tek njëri prej tyre është konstatuar prezencë e drogës së konsumuar në organizëm. Nëpunësi në fjalë është suspenduar, ndërsa Komisioni përkatës po zbaton procedurën për vërtetimin e përgjegjësisë”.

    Më 10 korrik, në njërën nga diskotekat e Shkupit, policia kishte arrestuar dy persona D.S dhe M.K, njërin për shkak se gjatë kontrollit i ishte gjetur lëndë narkotike dhe kishte tentuar të arratiset, ndërsa tjetrin për shkak se kishte penguar policinë gjatë neutralizimit të dyshuarit. Më pas ishte vërtetuar se D.S ishte anëtarë i njësitit “Tigri”. Jo zyrtarisht, burime të Alsat kishin denoncuar se një numër i madh i pjesëtarëve të këtij njësiti kishin paraqitur pushim mjekësorë në momentin kur ishte dhënë urdhri për analizat e gjakut ndaj gjithë njësitit, me qëllim shmangien nga kontrolli mjekësor. Të pyetur zyrtarisht për këtë veprim të pjesëtarëve të njësitit elitar “Tigri”, nga MPB-ja kishin njoftuar më 16 korrik se të gjithë pjesëtarët do t’i nënshtrohet analizave, por pa konfirmuar nëse një pjesë e nëpunësve kanë shfrytëzuar zbrazëtirën ligjore për t’iu shmang analizave. Njësiti Special Anti-Terror “Tigri” njihet si njësiti i vetëm në kuadër të MPB-së brenda të cilit nuk ka të sistemuar asnjë shqiptar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Një grua myslimane në krye të policisë së New York-ut

    Lajmi i rradhës

    Para zgjedhjeve janë hapur shumë konkurse për punësim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë