Arrestohen pesë persona si të dyshuar për zhdukjen e 14 vjeçares

    5 persona janë arrestuar si të dyshuar mbi zhdukjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë gjatë mbrëmjes janë arrestuar persona të dyshuar me ngjarjes si dhe është konfiskuar një veturë si mjet prove mbi të cilën po punohet më tej.

    Për momentin, sipas Spasovskit këto janë informacionet që mund të ndahen me opionin derisa thotë se policia po punon intenzivisht për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e 14 vjecares Gjorcevska e cila u zhduk më 27 nëntor.

    “Mbrëmë deri në orët e vona është punuar intenzivisht. Kemi arrestuar 5 persona dhe është konfiskuar një veturë dhe po vazhdohet më tej me aktivitetet operative. Këto janë gjetjet plotësuese veçmas asaj që kemi siguruar deri tani si dëshmi, me qëllim zbardhjen e këtij rasti”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Lajmi Paraprak

    Në parlament po dhunohet opozita!

    Lajmi i rradhës

    Prindërit shtojnë sigurinë për fëmijët nëpër shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë