Luftë e pjesërishme e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

    Maqedonia po shënon përparim të moderuar në zbatimin e rekomandimeve të drejtuar ndaj vendit në raportin e fundit vlerësues, të GRECO. Në raportin e dytë të publikuar gjatë kësaj jave Strasburg, Organizata e shteteve kundër korrupsionit i rikujton autoritetet në Maqedoni për rekomandimin e saj kryesor, që ministri i drejtësisë të mos jetë anëtar i Këshillit Gjyqësor, për të cilin janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese. Kjo është gjithashtu e vetmja vërejtje e GRECO-s plotësisht e pazbatuar. Nga gjithsej 19 rekomandime të mbetura, 9 janë zbatuar në masë të kënaqshme dhe 9 të tjerat pjesërisht. Këto ndër të tjerash janë gjetjet e Raportit të Grupit të Shteteve të Këshillit të Evropës Kundër Korrupsionit i njohur si GRECO.

    Kodi i etikës që zbatohet për prokurorët publik është një hap pozitiv, por për të çrrënjosur korrupsionin, GRECO kërkon një regjistër të veçantë për marrjen e dhuratave nga prokurorët publikë. Gjithashtu, raportimi jo me kohë i gjendjes së pasurisë për funksionarët publik, akoma paraqet shqetësim, për të cilin GRECO i ka dhënë Maqedonisë afat deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm për zbatimin e të gjitha komenteve dhe rekomandimeve. Edhe në këtë raport nuk mungon shqetësimi për presionet politike gjatë shkarkimit dhe vendosjes së përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve.

    Sipas konkluzioneve të raportit, GRECO vë në dukje se reformat e mëtejshme janë duke u zhvilluar për zbatimin e rekomandimit. Po inkurajohet vendi që të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim. GRECO rekomandon vendosjen e masave të nevojshme ligjore, institucionale dhe masat operative që do të sigurojnë hulumtimin më të thelluar të deklaratat e interesit dhe fletëve të anketimit të dorëzuara nga anëtarët e Kuvendit, gjykatësit dhe prokurorët, veçanërisht me ristrukturimin e procesit të verifikimit nën drejtimin e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ky rekomandim është zbatuar pjesërisht në Raportin e Përkohshëm për Harmonizimin. Në letër, me Ligjin e ri për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e interesit, është pastruar dhe është orientuar ndaj kontrollit të interesave dhe pasurisë të zyrtarëve publikë. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ishte i ngarkuar për procedurën dhe u përforcuan kapacitetet e tij institucionale dhe operative. Megjithatë, në praktikë është i nevojshëm, verifikim më i thelluar në raport me deklaratat, gjetjen e të deklaratave të pasakta dhe të paplota dhe përdorimin e sanksioneve për shkelje.

    Në fund, siç duket statistikat e paraqitura tregojnë zbatimin më efektiv në praktikë të sistemit të raportimit të pronës nga ana e grupeve profesionale. Numri i kontrolleve administrative të kryera nga Komisioni Anti Korrupsion, është rritur dhe ka rezultuar në identifikimin e shkeljeve në baza procedurale, apo mos paraqitjen me kohë të fletëve të anketimit për raportimin e gjendjes së pasurisë. Megjithatë, nuk është siguruar kontroll i thellësishëm apo i detajuar për kontrollin e deklarimeve të pasurisë për të gjithë deputetët, gjykatësit e dhe prokurorët, ndërsa informacioni rreth implementimit të sistemit për raportimin e interesave i është dorëzuar GRECO-s, vetëm në raport me disa deputetë.

    Ndryshe në vitet e kaluara, GRECO në mënyrë të vazhdueshme ka rekomanduar mjete dhe masa specifike kundër korrupsionit dhe për qeverisjen. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Natë vetmitare

    Lajmi i rradhës

    Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Shri Lankës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë