Arrestohet autori që i vuri flakën Qendrës kulturore bullgare “Vanço Mijhallov”në Manastir

    Është arrestuar autori që i vuri flakën Qendrës kulturore bullgare “Vanço Mihajllov”, para tre ditësh. Bëhet fjalë për personin me iniciale L.A, 35 vjeç nga Manastiri. Këtë, përmes profilit në Facebook e kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për të cilin tha se e ka pranuar veprën penale.

    “Me kënaqësi mund t’ju njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të para tri ditëve (04.06.2022) me ngjarjen penalo-juridike – zjarr në qendrën “Ivan Mihajlov” në Manastir, i cili tashmë është zbardhur dhe kemi një person të arrestuar, i cili e ka pranuar veprën penale. Është punuar ditë e natë për gjetjen e autorit, janë marrë parasysh të gjitha provat dhe pas bisedave zyrtare në ditët e kaluara, mbrëmë me urdhër të gjykatës është kontrolluar në dy lokacione të cilat i shfrytëzon L.A (34) nga Manastiri, ku janë gjetur dhe konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me veprën penale, pas së cilës personi është privuar nga liria”, shkroi Spasovski në Facebook.

    Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, u dogj objekti i Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” – Manastir.

    Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, atë ditë, dënuan ashpër aktin e zjarrvënies së qëllimshme në hyrje të shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir.

    “Ky sulm vandal është një tjetër dëshmi se ka shumë aktorë që janë kundër progresit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Ky krim nuk është kryer rastësisht në këtë ditë, kur dy vendet do të kenë dialog për të tejkaluar çështjet e hapura në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thanë nga MPJ.

    Lajmi Paraprak

    Ëndrra e Mbappes kishte një çmim!

    Lajmi i rradhës

    Kosova shqyrton mundësinë e rikthimit në projektin e gazit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë