Ëndrra e Mbappes kishte një çmim!

    Ëndrra e Kylian Mbappe kishte një çmim. Francezi dukej se do të luante me fanellën e Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, por ai bëri një rikthim të madh, duke vendosur të qëndronte te PSG.

    Verën e kaluar ai kërkoi të kalonte te Real Madridi, por këtë herë edhe pse mund të vendoste vet, ai ia kthejë shpinën asaj ëndrre që e kishte që në fëmijëri, por për shumë miliona euro. E thënë më mirë për shumë para.

    Mbappe i dha po PSG-së për t’u bërë sportisti më i paguar në botë. Ai ka nënshkruar kontratë që zgjat deri në vitin 2025, hap i llogaritur në mënyrë perfektë, shkruan Marca.

    PSG dhe shteti i Katarit ia vënë para vetes kontratën më të rëndësishme në historinë e futbolli.

    Larg janë 150 milionë eurot që Barcelona i pagoi Leo Messit vit pas viti.

    France Football hartoi më parë një listë të kryesuar nga Cristiano Ronaldo me 106 milionë euro bruto, i ndjekur nga Messi me 94 dhe Neymar me 85.

    Mbappe ishte në vendin e katërt, por vite dritë larg të tjerëve, pasi para nënshkrimit të kontratës së re, ai merrte 36.5 milionë euro, një shumë që do të shumëfishohet disa herë.

    Janarin e kaluar, Forbes hartoi një listë tjetër që shtohen edhe fitimet jashtë futbollit. Messi është në krye me 130 milionë euro, Lebron James qëndron në 120 milionë euro, Cristiano Ronaldo 107 milionë, Neymar 90 milionë, Curry 89 milionë, Kevin Durant 88 milionë… Mbappe do t’i kalojë të gjithë nga vera e ardhshme.

    Real Madridi besonte që e kishte situatën në dorë, deri në momentin kur Mbappe udhëtoi në Katar. Ai u largua pa marrëveshje dhe u kthye në Paris milioner me një kontratë trevjeçare.

    Tani nga korriku, Leo Messi dhe Neymar do të kenë një rol dytësor, si në sport, ashtu edhe në atë ekonomik, diçka që nuk korrespondon me statusin e tyre të yllit në momentin kur nënshkruan me klubin parisien.

    Mbappe përveç 450 milionë eurove në tre vite, do të ketë edhe të drejtat e imazhit, duke e bërë atë larg sportistin më të paguar në botë. 

    Lajmi Paraprak

    Grabitën dyqane e pompa benzini, burg dhe dëbim nga Zvicra për dy kosovarët

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet autori që i vuri flakën Qendrës kulturore bullgare “Vanço Mijhallov”në Manastir

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë