Arrestohet dhëndri i një politikani shqiptar, dyshohet se është pronar i fabrikës së drogës në Ohër

    Në orët e hershme të mengjesit MPB ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit.

    Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë. Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

    Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

    Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

    Lajmi Paraprak

    Rebalanci i merr 30 për qind Kulturës në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Komisioni Europian i jep Gjeorgjisë më shumë kohë për përmbushjen e prioriteteve të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë