Rebalanci i merr 30 për qind Kulturës në Maqedoni

    Me rebalancin e buxhetit shkurtohen 30 për qind e fondeve të Ministrisë së Kulturës, por prapëseprapë kjo verë do të jetë e pasur me aktivitete. Kështu ka deklaruar ministrja e kulturës Bisera Kostandinovska-Stojçevska, gjatë prezantimit të programit për manifestimin “Dasma e Galiçnikut”. Ministrja ka bërë me dije se të gjithë punonjësit e kulturës, mjetet financiare të të cilëve do ta pësojnë nga rebalanci janë në dijeni dhe kanë pranuar që të punojnë me buxhet më të kufizuar. Marrëveshja është arritur edhe me sindikatat. Kriteret për ndarjen e mjeteve janë të barabarta për të gjithë dhe sipas saj nuk ka të privilegjuar, të pafavorizuar.

    “Askush s’do të jetë në avantazh, apo disavantazh, dhe askush nuk harrohet. Jemi në mes të vitit, tashmë ka disa projekte të realizuara, por askush nuk do të dëmtohet, sepse ai financim vlen për të gjithë vitin. Diçka është realizuar tashmë, dhe diçka nga gjysma e dytë e vitit mund t’i nënshtrohet paraprogramimit apo riprogramimit të disa borxheve, sepse të gjithë jemi pajtuar që të mos shkurtojmë investimet kapitale”, ka thënë ministrja. Sipas saj investimet kapitale, që lidhen me ndërtimin e objekteve të reja të kulturës, apo edhe rikonstruktimet e atyre ekzistuese janë të favorizuara, për shkak se situata ku ato gjenden nuk lejon shkurtim të mjeteve.

    “Kur të gjithë u ndërgjegjësuam për qëndrueshmërinë e pagave dhe kulturës, duhej të gjenim një mënyrë se ku do të shkurtoheshin fondet, që në një takim të marsit u prezantua ku mundëm dhe më pas kuptova se ne vërtet kemi punonjës që meritojnë respekt dhe thanë se kultura do të mbijetojë dhe me mjete të reduktuara nga Ministria. Na pret një verë e pasur kulturore postkovid, ku do ta shohim kulturën në të gjithë shkëlqimin e saj. Tashmë janë lajmëruar, po njoftohen, por mendoj se pas dy vitesh të mbyllur, edhe ata vetë kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë po na vjen këtë vit, ku jemi përballur me të paktën katër kriza botërore që fatkeqësisht nuk kaluan”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

    Buxheti i vitit 2022 u miratua në vlerën 3,85 miliardë denarë (mbi 62 milionë euro), ose 10 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar. E llogaritur në përqindje kultura mori 1,49 nga buxhetit i përgjithshëm. Investimet kapitale për këtë vit llogariten të jenë në vlerën 10 milionë euro, për projektet me interes nacional u ndanë 17 milionë euro. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Propozimi francez sot para deputetëve

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet dhëndri i një politikani shqiptar, dyshohet se është pronar i fabrikës së drogës në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë