Arrestohet Mile Penov, personi që sulmoi gazetarët e TV24

    Personi që sulmoi sot kameramanin e TV 24 Ljubisha Ignatov është arrestuar dhe është dërguar në sektorin e Kisella Vodës, konfirmon hetimi për TV24. Penov do të mbahet në stacionin policor me vendim të Prokurorisë Publike të Shkupit, e cila nesër do të vendos nëse do të kërkojë masa ndaj tij nga gjykata.

    Më parë, nga regjistrimet u pa se pronari i shtëpisë në adresën e së cilës raportohet se jeton (edhe pse Oleksandr Onishchenko nuk ishte kurrë në shtëpi, ukrainasi i ndjekur penalisht për skandale korrupsioni dhe prostitucioni), përveç që grushtoi punonjësin e medias dhe ofendoi gazetarin, ai me paturpësi hoqi pantallonat dhe tregoi penisin para kamerës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndotja e ajrit ngulfatë banorët e Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Miratohet propozim ligji që i lejon Maqedonisë së Veriut të marrë kredi prej 530 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë