Arrestohet një i ri nga Shkupi që bënte kontrabandë me emigrantë

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një të ri nga Shkupi pasi i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën A1, gjegjësisht në drejtimin Smokvicë-Demir Kapi.

    “Është arrestuar I.B. (26) nga Shkupi, i cili me automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Velesit po transportonte gjashtë emigrantë nga Siria dhe Afganistani. I.B. nuk është ndalur pas urdhrit nga policia, dhe në vendin e quajtur “Cërveni Bregovi” automjeti i tij ka goditur një automjet të tipit “BMW” me targa të Shkupit që po drejtohej nga B.K. nga Gostivari”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    OBSh: Bota po përballet me sfida të frikshme

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndikon në zhvillimin e intelegjencës së fëmijës tuaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë