“Arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi”

    Me një pankartë ku shkruhet “Ik atje, heshtë!”, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

    Ndër të tjera, kjo parti thotë se “arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi.

    “Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë dhe kryetari i Kuvendit jo vetëm që nuk kërkoi falje për sjelljen e vrazhdë ndaj punonjësve në shërbimin parlamentar, por u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Është jashtëzakonisht e papranueshme që njeriu që ka firmosur i pari Kodin e Etikës të sillet në Kuvend, ta shkelë atë në mënyrë të rëndë dhe të ikin nga përgjegjësia dhe me deputetët e qeverisë të përpiqen ta fshehin këtë skandal nën tapet”, tha deputetja Dafina Stojanovska. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Liderët e Ballkanit zotohen për forcim të bashkëpunimit rajonal

    Lajmi i rradhës

    “Trendi i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” | Kim: Shqipëria ka ndërmarrë hapa për kapjen e trafikantëve, por ka ende punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë