“Trendi i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” | Kim: Shqipëria ka ndërmarrë hapa për kapjen e trafikantëve, por ka ende punë

    Shqipëria ka shtuar punën për identifikimin e dhe kapjen e trafikantëve të qenieve njerëzore, shprehet ambasadorja amerikane Yuri Kim.

    Në fjalën e saj në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, të thirrur nga presidenti Ilir Meta, ambasadorja  e SHBA-së vlerëson se qeveria shqipatre ka ende shumë punë për të bërë në këtë proces.

    “Për 4.00 vite trafikimi dhe skllavëria kanë qenë të pranuara. Por tani jemi të vetëdijshëm se janë të gabuara. Vlerësoj që qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë më shumë hapa për kapjen dhe dënimin e trafikantëve, por na duhet të shohim më shumë. Po ashtu janë ndihmuar OJQ-të që kanë ndihmuar në identifikimin e viktimave të trafikimit“.

    Duhet treguar vendosmëri e qëndrueshme, thekson Kim.

    “Kjo është një çështje rajonale. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore kanë qenë në qendër të qeverive të SHBA-së. ju nxisim të shfrytëzojmë mundësitë që ofron ky forum”. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    “Arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi”

    Lajmi i rradhës

    “Shiriti” kulturor i sezonit turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë