Rritet niveli i arsenikut në ujin e pijshëm në Valandovë
Në komentet nën postimin e ndërmarrjes në rrjetet sociale, qytetarët pyesin se për sa kohë kanë konsumuar ujë me arsenik dhe pse nuk është bërë publik përqendrimi i tij, përcjell Nistori.
Uji nga ujësjellësi i qytetit në Vallandovë përmban nivel të rritur të arsenikut, njoftoi Ndërmarrja Publike Komunale “Shërbimi Komunal”.
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se uji nuk duhet të përdoret për pije, por vetëm për përdorim teknik.
“Sipas rezultateve të analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik – Shkup, është konstatuar nivel i rritur i arsenikut në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Valandovë. Për këtë arsye, rekomandohet që uji nga ujësjellësi i qytetit të mos përdoret për pije deri në marrjen e rezultateve të reja që do të konfirmojnë se ai është i sigurt për konsum. Uji mund të përdoret vetëm për qëllime teknike”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Nga ndërmarrja theksojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe, në bashkëpunim me institucionet kompetente, do të kryejnë analiza dhe kontrolle shtesë të cilësisë së ujit.
“Për të gjitha rezultatet dhe rekomandimet e mëtejshme, publiku do të njoftohet me kohë. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe apelojmë që të respektojnë rekomandimet e dhëna deri në njoftimin zyrtar se uji është i sigurt për përdorim”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në komentet nën postimin e ndërmarrjes në rrjetet sociale, qytetarët pyesin se për sa kohë kanë konsumuar ujë me arsenik dhe pse nuk është bërë publik përqendrimi i arsenikut në ujë. /Nistori/






