ARSIMI DUAL! Fuqi punëtore nga bankat shkollore

    Modeli evropian i trajnimit dhe edukimit për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, pas gjashtë vite po fillon fuqishëm të jep rezultate. Pas inkuadrimit fillestar në të të kompanive gjermane, në projekt me të madhe kanë filluar të kyçen edhe kompanitë vendore.

    Maqedonia e Veriut ende konsiderohet një vend me përqindje të lartë të papunësisë, por nga ana tjetër, me një potencial seriozisht të ulët të kuadrit të kualifikuar. Fluksi i kompanive të huaja që hapën më shumë fabrika prodhuese në vend solli vende të reja pune, por ekspozoi edhe problemin e potençialit të tregut të punës. Të shtyrë nga nevoja për të siguruar staf adekuat sipas nevojave të tyre, investitorët e huaj u përballën me mungesën e stafit të kualifikuar, gjë që imponoi nevojën për të gjetur një zgjidhje.

    Projekti për arsimin professional dual apo të dyfishtë, ka nisur zyrtarisht në shtator të vitit 2017 dhe synon të kontribuojë në rritjen e punësueshmërisë së të rinjve dhe në prodhimin e kuadrove me aftësi dhe kompetenca të përshtatshme, të aftë për të hyrë në tregun e punës, menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional. Kjo gjithashtu zbut hendekun midis ofertës dhe kërkesës për punë në tregun e punës.

    Të dhënat e Odës ekonomike tregojnë se mbi 500 kompani kanë nënshkruar memorandume me shkollat ​​profesionale. Bile nuk bëhet fjalë vetëm për kompanitë e mëdha, përkundrazi në këtë grup bëjnë pjesë edhe ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Një pjesë e saj janë dyqane artizanale, pra zanate familjare që tashmë janë të vetëdijshme se duhet të trajnojnë stafin e tyre sipas specifikave të funksionimit.

    Nisma për arsimin dual erdhi nga Oda ekonomike e mbështetur fuqishëm edhe nga kompanitë gjermane, të cilat në dekadën e fundit janë pozicionuar si një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Kryesisht në fushën e prodhimit për nevojat e industrisë botërore të automobilave, që përdor procese dhe teknologji moderne të prodhimit që kërkojnë staf të trajnuar dhe profesional. Njëherësh asaj iu bashkangjtën me të madhe edhe kompanitë vendore të profileve të ndryshme që kanë nevojë për fuqi punëtore që nuk po del nga bankat shkollore.

    70 PËR QIND E NXËNËSVE NË SHKOLLAT E MESME PROFESIONALE

    Nga ana tjetër, të dhënat e Ministrisë së arsimit tregojnë se nga viti në vit, po rritet përqindja e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional ku në vitin 2022-2023 ai do të rritet në 69 për qind.

    Për biznesin, arsimi dual apo i dyfishtë është mënyra më efikase për të arritur deri tek kuadri profesional i nevojshëm për ekonominë. Përskaj rajnimit praktik në një vend real pune për nxënësit në kompani, është shumë e rëndësishme që përmes edukimit dual po vendoset edhe një bashkërendim ndërmjet institucioneve arsimore dhe kompanive.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, thotë se që në vitin 2007, kanë kërkuar nga Qeveria që të bëjë një reformë të thellë të sistemit arsimor në vend, veçanërisht në fushën e arsimit të mesëm, sepse vendi nuk ka fuqi punëtore të kualifikuar. Sipas tij, edhe sot 36 për qind e popullsisë nuk është e përfshirë në tregun e punës, dhe 80 për qind e tyre nuk kanë fare kualifikime të përshtatshme për tregun e punës. “Në vitet e para, shtoi ai, ishte e nevojshme të hiqeshin stigmat dhe kufizimet në mendjet e njerëzve. E para ishte se familjet nuk donin t’i dërgonin fëmijët e tyre në arsimin e mesëm profesional, e dyta se programet duhej të ndryshonin në mënyrë shumë dinamike që një arsim i tillë të ishte tërheqës, e treta ishte se shumë pak u investua në pajisje në shkollat ​​e mesme dhe nuk mund të zbatohej”, thekson Peshev. Për më tepër, duhej të kapërceheshin shumë probleme për të arritur në këtë fazë ku kemi rezultate të dukshme. Me mbështetjen e miqve tanë nga Gjermania dhe Zvicra, arritëm të krijojmë kushte dhe të ndryshojmë mendësinë në vendin tonë. Sot po i afrohemi masës së synuar prej 70 për qind të fëmijëve të regjistruar në arsimin e mesëm professional konstaton Peshev.

    NGA 11 NË 500 KOMPANI

    Nga Oda ekomomike vleësojnë se në vend nuk kemi ndonjë model gjerman, austriak apo zviCeran të arsimit të mesëm profesional, por duke analizuar praktikat e mira, është krijuar një një model unik I Maqedonisë për arsimin dual. “Na duhej këtë sistem ta përshtasim me nevojat tona, me traditën vendore arsimore, gjendjen tonë ekonomike në të Cilën ndodhet shteti. Dhe kjo po jep fryte. Tani me përgjegjësinë e institucioneve arsimore, komunitetit të bizesin së bashku me lidhjen e prindërve me Odën ekonomike prej sot vitit 2010, kur kemi pasur vetëm 11 kompani që me turp kanë hyrë në atë histori, edhe pse nuk kanë pasur asnjë stimul finanCiar, në vitin e kaluar kemi pasur 211, ndërsa vitin shkollor që përfundoi janë nga 400 deri në 500 kompani”, thotë Natasha Janevska. Sipas saj nëse shikohet në aspektin afatshkurtër, kostot janë shumë më të larta për kompanitë, sepse ato duhet të ofrojnë mentorë, të paguajnë kushtet e punës, trajnimin për shëndetin dhe sigurinë në punë, kompensimin për punën e studentëve, transportin dhe ushqimin. Mirëpo shton nëse shikojmë në terma afatgjatë, kompanitë përfitojnë. Ata kanë staf të siguruar, i përgatisin sipas proCeseve të punës dhe specifikave të kompanisë dhe nuk investojnë në trajnimin e mëtejshëm të nxënësve. Më pas, ata i pajisin me aftësi profesionale dhe të buta që kërkohen shumë.

    Nga Ministria e Arsimit thonë se reforma e arsimit të mesëm profesional është e suksesshme dhe këtë e tregojnë edhe numri i nxënësve të regjistruar, që nga viti në vit rritet. “Synimi ynë është të rrisim punësueshmërinë e të rinjve dhe të prodhojmë kuadër me aftësi dhe kompetenca përkatëse, të cilat u nevojiten kompanive dhe t`u mundësojmë të rinjve, pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, të futen me sukses në tregun e punës ose, nëse dëshirojnë, për të vazhduar arsimin e lartë”, thanë nga MASH. Arsimi profesional dual filloi në vitin shkollor 2017/2018, ndërsa është intensifikuar në vitin 2020 me dialogun social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, përmes të cilit çdo vit kompanitë, shkollat e mesme profesionale, odat ekonomike dhe pushteti lokal i shqyrtojnë nevojat për hapjen e profileve dhe paralele të reja arsimore në shkolla, nevojën për ridizajnimin e një pjese të programeve mësimore dhe avansimin e trajnimit praktik të nxënësve. Si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në vitin shkollor 2021/2022, arsimi dual është realizuar në 97 paralele në 46 shkolla të mesme profesionale, ndërsa janë regjistruar 1486 nxënës, të cilët bashkëpunuan me 210 kompani. Këtë vit shkollor, arsimi dual u realizua në 225 paralele në 61 shkolla të mesme profesionale, me 2763 nxënës të regjistruar dhe në bashkëpunim me 450 kompani. Për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 është paraparë rritje e numrit në 259 paralele me 6475 nxënës dhe bashkëpunimi me mbi 500 kompani.

    Me qëllim për të rritur atraktivitetin e arsimit të mesëm profesional, Ministria e Arsimit dhe ShkenCës ndryshoi edhe politikat e bursave, Për nxënësit të regjistruar në arsimin dual paguhen bursa mujore me vlerë prej 3.500 denarë për 9 muaj në vit. Kompanitë kanë obligim të organizojnë trajnime praktike për nxënësit dhe atë drejtpërdrejt në vendin e punës, për të cilën duhet të sigurojnë kushte përkatëse – ambient pune, pajisje dhe makineri. Realizimi i arsimit praktik në kompani e udhëheqin mentorë dhe aktualisht janë të certifikuar më shumë se 1000 mentorë. Nxënësit të cilët regjistrohen në modelin dual të arsimit realizojnë planprograme mësimore me numër të shtuar të orëve të kaluara tek punëdhënësi. /koha/

    Lajmi Paraprak

    MUNGESA E FUQISË PUNËTORE! | Të rinjtë zëvendësohen nga pensionistët

    Lajmi i rradhës

    21% e maturantëve në RMV do të studiojnë jashtë shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë