MUNGESA E FUQISË PUNËTORE! | Të rinjtë zëvendësohen nga pensionistët

    Kohëve të fundit në komunën e Dibrës ndjehet një mungesë e krahut të punës. Në Dibër ka pak të rinj dhe kjo situatë detyron bizneset por edhe institucionet të tjera të angazhojnë në vend të tyre kuadro të cilët janë në pension. Dukuria në fjalë tanimë është prezente në shumë sektor meqë migrimi i të rinjve s’ka të ndalur. Edhe pse ka shumë persona të cilët janë në pension disa vite, dy vitet e fundit një pjesë e tyre u është kthyer aktiviteteve që kanë patur më parë. Biznesi sidomos mendon se kjo është rrugëdalja kryesore nga mungesa e krahut të punës që u nevojitet. Tani ka pensionist përsëri të angazhuar me kontrata në vepër të cilët realizojnë shumë aktivitete në shumë sektore. Edhe ata që i angazhojnë por edhe vet personat që janë në pension janë të kënaqur.

    Pensionistët që më parë kanë punuar në administratë, sidomos në sferën e llogarisë, por edhe si ekonomistë, juristë, avokat, hidraulik, elektricistë, kuzhinier etj, sot përsëri janë aktivizuar.

    “Jemi të detyruar që të kthejmë në punë për të realizuar detyrat të përditshme në sferën e biznesit tonë disa kuzhinier dhe kamerier. Kjo është rrugëdalje meqë në Dibër shumë rëndë gjendet mjeshtër të këtillë. Bëjmë çmos që të mos kemi probleme rreth organizimit sidomos të dasmave”, thotë Faton. F. një nga biznesmenët që kanë objekte shërbyese në Dibër dhe rajon.

    Sipas tij nëse nuk kthehen në punë përsëri kuzhinierët dhe kamerierët pensionist, nuk do të mund të realizojë aktivitete që e presin gjatë sezonit veror.

    Në shumë kompani dibrane që kanë bizneset në sferën e tregtisë, janë të angazhuar pensionist sidomos nga sfera e ekonomisë. Ka dhjetëra raste të këtilla meqë pa ato kuadro kompanitë e kanë rëndë që të realizojnë aktivitete të përditshme.

    “Bëhet fjalë për kuadro të cilët shumë mirë e njohin profesionin e tyre sidomos të llogarisë. Ndoshta mund të gjendet ndonjë ekonomist që ka diplomuar aktualisht, por nuk mund t’i realizon detyrat që kërkon ligji në lidhje me realizimin e obligimeve ndaj llogarisë. Poashtu rreth aktivitetit të pensionistëve biseduam edhe me pronarë të disa rrobaqepësive në Dibër. Në një nga rrobaqepësitë në qytet, janë të angazhuar dy rrobaqepës të cilët jetojnë vitet të 70-ta. Ata thonë se tani në sezonin veror ka shumë riparime të gardërobës, gjë që kërkon më shumë punëtor të rrobaqepësisë. Vera ka detyra edhe disa pronar të ëmbëltoreve të kthejnë në punë edhe pastiçierë që kanë kaluar në moshën e pensionimit. Duke marrë parasysh faktin se gjatë sezonit veror pothuajse trefishohet puna e furrave të bukës, pronarët në Dibër për shkak të prezencës të madhe të mërgimtarëve kanë angazhuar disa bukëpjekës të njohur por që kalojnë ditët e pensionimit.

    Hidraulikët që janë të angazhuar në Dibër pothuajse 90 për qind janë pensionistë., Pa ata një dibran që ka problem me sistemit të furnizimit me ujë duhet të pres më se një muaj punëtorin hidraulik. Pothuajse e njëjtë është situata edhe me elektricistët. Kjo do ë thotë se në pamundësi që të zhvillojnë aktivitet e tyre pronarët e bizneseve, mungesën e kuadrove dhe zejtarëve të rinj t’i plotësojnë me kuadro dhe mjeshtër të cilët janë në pension.

    Këtu duhet theksuar se në një pjesë të bizneseve pronarët kanë kontrata në vepër me të angazhuarit por në pjesën më të madhe aktivitete në fjalë realizohen me marrëveshje mes pronarëve dhe pensionistëve. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Malli për heronjtë

    Lajmi i rradhës

    ARSIMI DUAL! Fuqi punëtore nga bankat shkollore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë