Arsimi dual: mbi 6.700 vende dhe 1.570 bursa për nxënësit e shkollave të mesme

    Nga afërsisht 28.000 vende në vitin shkollor 2025/2026 për nxënësit që do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme komunale, prej tyre 18.500 vende janë të parapara për regjistrim në shkollat e mesme profesionale, prej të cilave 6.725 vende janë në arsim dual në 269 paralele, njofton Qeveria.

    “Për këtë qëllim, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kanë rritur numrin e bursave për arsim dual në 1570, ndërsa është rritur edhe numri i kompanive që, përveç mësimit teorik në shkollë, do t’u mundësojnë nxënësve të shkollave të mesme të regjistruar në paralelët duale edhe mësim praktik në 550 kompani”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Kjo do të thotë se nxënësit, gjatë shkollimit të tyre, do të fitojnë edhe aftësi praktike, do të kualifikohen për tregun e punës dhe do të kenë mundësi të punësohen menjëherë pas përfundimit të shkollimit.

    Janë siguruar 50 milionë denarë, respektivisht bursë mujore prej 3.500 denarësh për 9 muaj në vit, të cilën do ta marrin nxënësit që do të regjistrohen në paralelët duale dhe do t’i plotësojnë kushtet e konkursit që do të shpallet për ndarjen e bursave.

    Lajmi Paraprak

    Si ta përdorni kondicionerin pa rrezikuar shëndetin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë