Arsimi joformal në Maqedoni, metodë efektive për zhvillim

    Foto ilustruese

    Koncepti për arsim fillor përcakton që aktivitetet jashtëmësimore duhet të planifikohen në programin vjetor të shkollës dhe të përfshijnë përmbajtje nga një larmi fushash të shkencës, teknologjisë, artit, sporteve, vetëkujdesit, promovimit të shëndetit ose pjesëmarrjes së nxënësve në aktivitete kulturore-artistike ose sociale-humanitare.

    Sipas Byrosë së Zhvillimit të Arsimit (BZHA), kur bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së arsimit, duket sikur nuk është e mundur të vendoset një ekuilibër midis aktiviteteve që përqendrohen në mësimdhënie, arritjeve akademike dhe zhvillimit personal, social dhe emocional për të cilin aktivitetet joformale në shkolla janë një potencial i madh.

    Kryetari i Forumit për Ndryshim Arsimor dhe aktivisti i shoqërisë civile Blendi Hodai, theksoi për gazetën KOHA se arsimi jo formal është metoda e dëshmuar për zhvillimin e të rinjve. “Seminaret dhe trajnimet janë një metodë e dëshmuar në zhvillimin e kapaciteteve tek të rinjtë, për shkak të metodologjisë të quajtur “non-formal education” (arsimimit jo formal) që i bën më interesant temat të cilët trajtohen ne seminare. Arsimi formal duhet të filloj përfshirjen e këtyre metodave të mësimit jo formal që i nxit të rinjtë të jenë me kërkimor dhe kritik ndaj shumë proceseve”, deklaroi Blendi Hodai, duke shtuar se nga pjesëmarrja në seminare, nxënësve ju hapen perspektiva të ndryshme dhe krijon rrjetëzim me të rinj nga i gjithë vendi.

    Sipas hulumtimit, në vendin tonë kemi interesimi të madh të nxënësve dhe prindërve, për aktivitete jashtëmësimore por që ekziston një mungesë e realizimit cilësor të tyre. Përfshirja e madhe е nxënësve, bëhet për shkak të realizimit të detyrueshëm të aktiviteteve jashtëmësimore sipas programit mësimor.

    Për këtë Miradije Amziji, studente në UT, shprehet për gazetën KOHA se aktivitetet janë shumë të kërkuar nga ana e të rinjve, sepse nuk ngjasojnë me ligjëratat dhe mësimin formal dhe ka shumë argëtim. “Interesimi nga ana e të rinjve ka qenë gjithmonë, mirëpo vitet e fundit kjo po shihet edhe më shumë. Arsyeja se përse po marrim pjesë është se nuk i ngjason ligjëratave dhe mësimit formal, por më shumë duket si argëtim. Ndër të tjera edhe socializohemi më shumë me kultura të ndryshme brenda vendit”, tha Miradije Amziji, studente.

    Sipas analizave të BZHA-së, ka rezultuar se në shumicën e vendeve të cilave janë analizuar, ekziston një tendencë për të konsideruar se qëndrimi tërë ditor në shkollë siguron më shumë mundësi për nxënësit të përfshihen në aktivitete jashtëmësimore. “Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mësimi tërë ditor organizohen pjesërisht në mësimin klasor, por jo edhe në mësimin lëndor. Pothuajse në të gjitha vendet, aktivitetet jashtëmësimore realizohen sipas mësimit të rregullt edhe në ditët e punës, orëve të rregullta dhe ditëve të javës, zakonisht zgjasin 1-3 orë”, qëndron në raportin e BZHA-së.

    Në fund në raport qëndron se në të gjitha vendet, interesi i nxënësve dhe prindërve për aktivitete jashtëmësimore është i lartë, dhe në rritje por edhe përfshirja gjithashtu po rritet. 

    Lajmi Paraprak

    RMV, a do të reduktohet përdorimi i celularëve në klasë?

    Lajmi i rradhës

    RMV në mesin e vendeve të para në botë për largimin e popullsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë