Arsimi në komunën e Kumanovës përballet me probleme dhe mungesë të kushteve thelbësore, rinia po ikë

    “Shprehi dëshirë që të gjithë popullit shqiptar kudo që janë të ju uroj festën e alfabetit. Të festohet për shumë vite me radhë të gjithë arsimtarëve, mësuesve, profesorëve të gjithë arsimdashësve dhe mbarë popullit shqiptarë kudo që janë”, tha mësuesja Remzije Jashari.

    Me lot në sy mësuesja Remzije Jashari priti stafin e TV21 duke uruar ditën e alfabetit të gjuhës shqipe dhe duke kujtuar peripecitë e vështira të arsimit në Komunën e Kumanovës.

    “Arsimi në Kumanovë ka pasur njëfarë vullneti në fillim kur kam filluar unë të punojë. Edhe sot  kemi shumë ngecje. Nën një nuk kemi objekte, nuk kemi vende ku ato mund të shprehen, të përparojnë sikurse të gjithë tjerët.  Duhet më tepër të angazhohemi sikurse jemi angazhuar ne megjithëse kemi pasur shumë pengesa, kemi pas shumë mosmarrëveshje por me vullnetin tonë kemi shpreh dëshirë që gjithmonë të ecim përpara t’ua mundësojmë të rinjve  të kenë një jetë më të mirë  të mund të shkollohen si të gjithë tjerët edhe tonët në gjuhën e tyre”, shtoi mësuesja Remzije Jashari.

    Për 44 vite ushtruese e kësaj detyre mësuesja Remzije theksoi se dallimet gjeneratë pas gjenerate në shumë aspekte janë tejet të dukshme. Por esenciale për arsim cilësor, për të  vazhdon të mbetet përmirësimi i kushteve edhe vullneti i rinisë.

     “Si të kenë mjetet me të cilat do të mund të punojnë atëherë mund të zhvillohet edhe arsimi, po nëse nuk kanë mjete, po nëse nuk kanë kushte nuk mund të ndryshojë asgjë në arsim”, potencoi Remzije Jashari – mësuese në pension.

    Mësuesja Remzije nuk hezitoi të përmend faktin e ikjes së rinisë nga vendi duke theksuar  se shumica e të rinjve perspektivën për jetë e shohin jashtë vendit, duke e cilësuar këtë si fenomen jo kontribues për vendin tonë.

     “Ne kemi luftuar më shumë të mbërrijmë në këtë ditë, por të rinjtë sot  më tepër e shohin perspektivën jashtë. Kam dëshirë sa më shumë të shkollohen dhe të mos dalin jashtë të mos e lanë vendin, atë që e fitojnë të mund ta japin në popull”, deklaroi Remzije Jashari – mësuese në pension.

    Ndryshe arsimi në Komunën e Kumanovës përballet me probleme dhe mungesë të kushteve thelbësore, si mungesë e objekteve shkollore, salla sportive, mjete për punë, numri i madh i nxënësve në klasa. Vite me radhë është premtuar, si nga ana e Ministrisë së Arsimit ashtu edhe nga e Komuna, se do të zgjidhen dhe rregullohen këto probleme, por deri tani është bërë shumë pak. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

    Lajmi i rradhës

    Përse ju thyhen vazhdimisht thonjtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë