Arsovska: Çairi, “vrima e zezë” e Shkupit dhe komuna me më shumë krime se çdo tjetër

    Kryetarja e Komunës së Shkupit Danella Arsovska, mohon se në komunat e tjera ka ndërtime pa leje sikurse në Çair. Thotë se kjo komunë është vrima e zezë e Qytetit të Shkupit. Arsovska mohon që deklaratat e saj për situatën në çair të kenë prapavijë politike.

    “Çështja është se nuk ka asnjë prapavijë politike pas kësaj dhe nuk ka asnjë komunë tjetër në qytetin e Shkupit që ka kryer një krim të kësaj madhësie, as edhe një të vetme, e kam thënë shumë herë dhe qëndroj pas kësaj me përgjegjësi”, tha Arsovska.

    Lidhur me padinë e paralajmëruar nga kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, kryetarja e Qytetit të Shkupit thotë se mezi pret të përballet me të. Muajin e kaluar, Prokuroria hapi  hetim për ndërtime ilegale  në komunën e Çairit, pasi Arsovska akuzoi se ndërtimet në këtë komunë ishin legalizuar në mënyrë të paligjshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ohri në kaos turistik – turistja bie në gropë ndërtimi, përfundon në spital me lëndime të rënda!

    Lajmi i rradhës

    Polemika për meritat e universitetit “Nënë Tereza” në Shkup: Osmani dhe Mexhiti me qëndrime të kundërta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë