Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska deri te PTHP Shkup të premten i dorëzoi dëshmitë dhe dokumentet lidhur me ndërtimet pa leje në Çair, pasi paraprakisht Prokuroria kërkoi nga ajo që në qoftë se ka dëshmi t’i dorëzojë në Prokurori, shkruan 360 Gradë.
“Përmes detyrës zyrtare siguruam dëshmi, gjetëm falsifikate. Në vend që t’i shemb ndërtimet pa leje, kryetari i Çairit po përpiqet t’i legalizojë”, tha Arsovska para PTHP-së.
Sipas saj, kryetari i Çairit Visar Ganiu është i vetëdijshëm për falsifikimet dhe veprimet e paligjshme të cilat i ka kryer, ndërsa të njëjtat ka tentuar t’i fsheh.
“Ja, unë po reagoj menjëherë pas thirrjes së Prokurorisë, ndërsa duhet të reagojnë edhe ata dhe të shkojnë t’i mbledhin dëshmitë që të mos i shkatërrojnë”, tha Arsovska.
Lidhur me kërcënimet për jetë, për të cilat kryetarja e Shkupit Arsovska tha se po i merr, Prokuroria u ofrua që ta marrë në pyetje për të gjithë dyshimet të cilat ia ka dhe t’i verifikojë të gjithë rrethanat.
Para dy ditësh kryetarja e Shkupit alarmi se, sipas informatave të saj, në Komunën e Çairit aktivisht shkatërrohen dëshmi për falsifikime dhe ndërtime pa leje.
“Ministria e Punëve të brendshme është organ drejtpërdrejtë kompetent për mbrojtje të jetës së qytetarëve, si dhe për zbulim dhe parandalim të atyre që e rrezikojnë. PThP Shkup është në dispozicion përmes prokurorit publik kompetent, menjëherë pa anulim, në qoftë se kryetarja e Shkupit dëshiron, ta marrë në pyetje për të gjithë dyshimet, informatat dhe kërcënimet dhe t’i verifikojë të gjithë rrethanat”, kumtuan paraprakisht nga Prokuroria.