‘Digjet’ Maqedonia e Veriut, regjistrohen temperatura mbi 43 gradë celcius

    Në Gjevgjeli dhe Demir kapi janë regjistruar 43 gradë celsius. Siç njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup, Strumicë dhe Shtip temperatura ka qenë 41 gradë celsius, ndërsa në Tetovë dhe Manastir 39 gradë.

    Në Ohër dhe Prespë u regjistruan temperatura 34 gradë celsius, ndërsa më freskët ka qenë në Mavrovë dhe Krushevë me 30 dhe 31 gradë celsius.

    Nga DHP theksojnë se do të vazhdojë periudha e motit stabël dhe i nxehtë me temperatura më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 42 ose 43 gradë celsius, ndërsa në vend gjithkund do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta.

    Nesër temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 42 gradë celsius. Në Shkup pritet nxehtë me erë në drejtim veriperëndimor, ku temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 41 gradë celsius.

    Lajmi Paraprak

    Në Grenlandë u shkrinë 22 gigatonë akull në një ditë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të bësh përpara se të ruash pulën në ngrirje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë