Arsovska: Jemi duke bërë revizion të detajuar për gjithçka që ka ndodhur në qytetin e Shkupit

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se në momentin që ka marrë detyrën si kryetare e qytetit, situata ka qenë problematike në shumë sektorë sidomos në ndërmarrjet publike. Në emisionin debat në TV Shenja tha se për të gjitha parregullsit që janë bërë do të veprojnë sipas procedurave ligjore, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për gjithçka që është dashur të bëhet në interes të qytetarëve, ndërsa e njëtja nuk është bërë.

    Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

    “Ajo që kemi parë në këto katër muaj tregon se situata reale është tepër e rëndë. Në ndërmarrjet publike mund të them se situata është më problematike, janë të shkatërruara sidomos në pjesën e finansimit dhe për momentin jemi duke bërë revizion të detajuar të proceseve që kanë ndodhur. Gjithashtu jemi duke bërë revizion të detajuar për gjithçka që ka ndodhur në qytetin e Shkupit në katër vitet e kaluara”.

    Ajo shtoi se me ekipin e saj janë duke punuar për përmisimin e të gjitha punëve që nuk janë bërë në mënyrën e duhur.

    Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

    “Neve në këtë moment, nëse mund të thuhet jemi duke bërë përmirësime të të gjitha punëve që janë bërë deri tash. Dhe kjo reflektohet në shumë procese, punojmë që të gjejmë zgjidhje. Qëllimi kryesor është që e gjithë ajo që është bërë gabim nëse mund të përmirësohet të vazhdohet dhe të përfundohet në afat sa më të shpejtë të cilin dikush e ka planifikuar”.

    Arsovska foli dhe për sulmet që i bëhen gjatë gjithë kohës. Sipas saj kjo ndodh sepse kandidatët e saj kundërshtar nuk e kanë pritur që do të pësojnë një humbje kaq të thellë dhe se çdo kush që humbë ka të drejt të ankohet. Ndërsa nënvizoi se edhe përkrahë presioneve që ka nuk do të tërhiqet nga detyra.

    Lajmi Paraprak

    Në Dibër vazhdon të jetë prezent problemi i mospagesës të kontributeve të punëtorëve

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Faturat mujore të qytetarëve janë ulur për katër mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë