Arsovska: Për mua nuk ka ndarje, të gjithë janë të barabartë

    Kandidatja e pavarur për në Bashkinë e Shkupit por e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Daniella Arsovska për TV24 tha se qytetarëve u ofron qytet të bukur, vend evropian dhe bashkëkohor dhe vend për jetesë ku secili do të na rriten fëmijët në një qytetet të bukur.

    Ajo shtoi se Shkupit i mungon Luna parku, Salla Universale që duhet të jetë vendi i artit dhe kulturës.

    “Këtu është edhe gjallëria e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, një vend që duhet të jetë qendra e vizitorëve nga e gjithë Maqedonia”, tha Arsovska.

    Sipas saj, njerëzit dëshirojnë të sistem ku të gjithë janë të barabartë.

    “Kërkojnë sistem ku do do ta dijnë se nuk janë ata të vetmit respektojnë ligjin, por ligjet do të vlejnë për të gjithë”, tha Arsovska.

    Ajo theksoi se si njeri e ka dëshmuar se ka integritet dhe se atë që e premton e realizon.

    “Do të shkoj gjithkund, do ta vizitoj çdo vend, të gjithë shkupjanët dhe asnjërin s’do ta ndaj. Për mua nuk ka ndarje, ndërsa kjo do të dëshmohet”, pohoi Arsovska.

    Lajmi Paraprak

    “Presion për ta larguar Berishën” – Basha: Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Rama

    Lajmi i rradhës

    Komiteti i Helsinkit: Ne këmbëngulim në një hetim dhe përgjegjësi objektive për tragjedinë në spitalin e Tetovës

    Lajme tjera

    TË RINJ PA PUNË!

    Turizmi, që këtë vit preku shifra rekord, zhvilloi ekonominë, por pavarësisht kësaj, shumë të rinj janë ende pa…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë