“Presion për ta larguar Berishën” – Basha: Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Rama

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka mohuar akuzat e Sali Berishës se po bashkëpunon me Edi Ramën.

    “Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, ka pohuar Basha pas seancës së sotme parlamentare të Shqipërisë.

    Basha nuk pranoi të përgjigjet për një tentativë për shkarkimin e tij dhe as pyetjes nëse ka pasur presion për të përjashtuar Berishën.

    Ky i fundit ka paralajmëruar se do të merr një iniciativë për kthimin e sovranitetit, siç thotë ai, të Partisë Demokratike.

    Theksojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Berisha.

    Kjo do të vlejë derisa të dalë në dritë e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli persona “non-grata” ish-liderin demokrat. 

    Lajmi Paraprak

    Përfundoi obduksioni i viktimave nga zjarri në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Arsovska: Për mua nuk ka ndarje, të gjithë janë të barabartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë