Arsovski: Opozita shqiptare ka gjasa të mëdha ta fitojë garën për president

    Analisti politik, Petar Arsovski, në emisionin “200” tha se ai mendon se asnjë funksion politik për shqiptarët nuk duhet të jetë tabu.

    Ai tha se në bazë të statistikave është shumë më e mundshme që shqiptarët të kenë presidentin shqiptar se sa kryeministrin.

    “Pse? Për momentin, të gjithë, opozita shqiptare tha se do të nxjerrë kandidatin e saj. BDI-ja ende mendohet nëse do të mbështesë kandidat të LSDM-së ose do të nxjerrë kandidatin e vet. Nëse BDI-ja do të mbështesë kandidat të përbashkët shqiptar, probabiliteti është se ai do të hynte në rrethin e dytë. Kjo do të thotë se për partinë maqedonase që është përjashtuar nga gara në raundin e parë, opsioni do të jetë nëse do të fitojë oponenti ynë president ose të merremi vesh me kandidatin shqiptar që ka hyrë në raundin e dytë. Kështu që në kuptim të statistikës për momentin është më e besueshme që shqiptarët të fitojnë president shqiptar ose kandidat serioz për president shqiptar sesa kryeministër”, ka deklaruar analisti Petar Arsovski.

    Ndryshe, kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi deklaroi se perceptimi i shtetasve maqedonasë ndaj shqiptarëve në RMV ka ndryshuar ndjeshëm. Megjithatë, ai tha se Maqedonia e Veriut nuk është ende gati për një president shqiptar siç kërkohet nga opozita shqiptare.

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: RMV ende nuk është gati për president shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Lloga: Taravari shkeli statutin dhe vendimin e kryesisë, e ka humbur legjitimitetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë