Xhaferi: RMV ende nuk është gati për president shqiptar

    Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në një intervistë për RTSh deklaroi se perceptimi i shtetasve maqedonas ndaj shqiptarëve në RMV ka ndryshuar ndjeshëm.

    Megjithatë, ai tha se Maqedonia e Veriut nuk është ende gati për një president shqiptar siç kërkohet nga opozita shqiptare.

    Në lidhje me bashkëpunimin me partitë tjera, Xhaferi tha se të gjithë duhet ta kuptojnë se bashkëpunimi është vlerë e shtuar drejt rrugës së euro-integrimeve. Xhaferi shprehu keqardhje për sjelljen e partive opozitare shqiptare në seancën parlamentare ku u votua për kryeministrin e parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut.

    “Sa më shpejt që politikbërja e pranon faktin që bashkëpunimi i ndërsjellë është vlerë e shtuar e specifikave që ka ky vend, është rrugëtimi më i lehtë drejtë integrimeve evropiane”, tha Xhaferi.

    I pyetur për marrëdhënien me dy kryeministrat tjerë shqiptar, dhe ku do të jetë vizita e tij e parë zyrtare, Xhaferi tha se ka marrëdhëniet të shkëlqyera dhe se vizita e tij e parë do të varet nga agjenda.

    “Raporti është i shkëlqyer me të dy vendet. Nuk është aspekt emocional vizita e parë në Kosovë apo Shqipëri, por është çështje e agjendave”, tha Xhaferi.

    Lajmi Paraprak

    Ndërrimi i dokumenteve – Sa zgjidhet një problem, vjen tjetri!

    Lajmi i rradhës

    Arsovski: Opozita shqiptare ka gjasa të mëdha ta fitojë garën për president

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë