Artizanët e Shqipërisë! Sfida e mbijetesës së të vetëpunësuarve

    Artizanët në Gjirokastër i kanë dhënë ngjyrë ofertës turistike të viteve të fundit megjithatë mbijetesa e tyre në treg dhe progresi i sektorit kërcënohet nga shumë faktorë. 

    Ylli Muho nisi vite më parë një punishte të vogël qylimash në fshatin “Asim Zeneli” duke garantuar kështu edhe një treg për leshin e bagëtive. Ndërmarrja u tkurr me kalimin e viteve dhe ringritja e saj sot sfidohet nga mungesa e krahut të punës.

    Lënda e parë është një tjetër sfidë që ose po penalizon autenticitetin e produkteve artizanale ose po i sjell ato në treg me çmime të papërballueshme.

    Shitjet online dhe marketingu dixhital nuk ekzistojnë për artizanët. Kjo mënyrë shitjeje do të duhej të siguronte të ardhura përgjatë gjithë vitit si dhe qëndrueshmëri në zhvillimin e sektorit.

    Klasat e eksperiencave që artizanët kanë krijuar janë ende të vogla dhe të pa konsoliduara si shërbime ka mes tyre që e shohin zgjidhjen tek kjo formë marketingu si dhe tek edukimi në shkolla me artizanatin për të garantuar vijimësi.

    Në Gjirokastër rezultojnë të vetëpunësuar si artizanë gati 40 persona. Prej vitesh pazari i Gjirokastrës është shndërruar në zemrën e zejeve dhe suvenirëve.

    Pamundësia për të sjellë produktet vendase në sasinë e kërkuar nga vizitorët e ktheu qafën e Pazarit gjatë sezonit të kaluar një një treg produktesh të realizuara në Kinë apo vende të tjera të rajonit. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    GRUAJA

    Lajmi i rradhës

    Viniciusin e pret një dënim i madh, pamjet zbulojnë ofendimet e rënda që i dha gjyqtarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë