Viniciusin e pret një dënim i madh, pamjet zbulojnë ofendimet e rënda që i dha gjyqtarit

    Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Osasuna me rezultat të pastër 0-2.

    Federico Valverde dhe Marcos Asensio realizuan dy golat në këtë sfidë për Los Blancos.

    Por gjiganti madrilen mund të mbetet pa Vinicius Jr për disa ndeshje, pasi kamerat kanë kapur sulmuesin brazilian duke ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

    Sulmuesi brazilian u rrëzua pas një dueli me një mbrojtës kundërshtar, derisa gjyqtari nuk akordoi fare ndërhyrje të palejueshme.

    Kjo gjë e acaroi brazilianin i cili shpërtheu në ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesorë dhe në Spanjë kanë zbuluar fjalët që Vini i ka thënë drejt gjyqtarit.

    “Shko q** ti bir ku*rve”, ishin fjalët që Vini Jr i tha gjyqtarit Munuera Montero.

    Gjyqtari kryesor nuk i dëgjoi në atë moment fjaltë e Vinit, derisa mediat në Spanjë kanë raportuar se brazilianin mund ta pres një dënim me disa ndeshje. 

    Lajmi Paraprak

    Artizanët e Shqipërisë! Sfida e mbijetesës së të vetëpunësuarve

    Lajmi i rradhës

    Realizoi video lamtumirëse nga rrënojat – megjithatë e nxorën të gjallë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë