As 10 shqiptarë në mesin e 310 të pranuarve në Shkollën e Mesme të Policisë

    Nga gjithsej 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Shkup, as 10 nuk janë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga MPB. Lista përfundimtare e kandidatëve të pranuar është publikuar pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes nga Akademia Policore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Nistori.

    Procedura është zhvilluar pas thirrjes publike të shpallur më 2 korrik 2026, ndërsa në listën përfundimtare figurojnë 310 kandidatë të pranuar nga komuna të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave, prej 310 nxënësve të pranuar, nxënësit shqiptarë përbëjnë një shifër që përbën më pak se 2 për qind e numrit të përgjithshëm.

    “Njoftohen nxënësit të cilët janë pranuar sipas listës së publikuar të renditjes së nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, se më 1 shtator 2026, në orën 10:00, duhet të jenë të pranishëm në Akademinë e Policisë së MPB-së në Idrizovë, së bashku me prindin/kujdestarin/përfaqësuesin ligjor, i cili duhet të ketë me vete dokument identifikimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes së shkollimit. Në Akademinë e Policisë nxënësit do të qëndrojnë deri më 4 shtator të vitit 2026 deri në orën 15:00. Për shkak të akomodimit të nxënësve në konvikt, ata duhet të marrin me vete veshje, veshje sportive, mjete për higjienë personale dhe sende të tjera personale, por jo sende personale me vlerë. Theksojmë se nxënësit e pranuar duhet të çregjistrohen nga shkolla e mesme ku kanë qenë nxënës të rregullt, si dhe të kërkojnë të çregjistrohen nga sistemi EMIS/ESARU për ditarin elektronik”, shkruan MPB.

    Nga lista e publikuar shihet se kandidatët e pranuar vijnë nga një numër i madh komunash, përfshirë Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Strugën, Ohrin, Kërçovën, Dibrën, Kavadarin, Prilepin, Shtipin dhe qytete e komuna të tjera. /Nistori/

    LISTA E PLOTË!

    Lajmi Paraprak

    Mbyllet paralelja shqipe në shkollën “Penko” të Butelit

    Lajmi i rradhës

    Provimi i jurisprudencës / Ministri Shasivari kërkon takim, studentët kërkojnë zgjidhje pa zvarritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë