Asgjë nga skriningu i paralajmëruar për nxënësit

    Fotografi ilustruese

    Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të fillojë testimi ndaj Covid 19 i 8.200 nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Më shumë informacione nuk ka as ministrja e Arsimit, Milla Carovska e cila theksoi se për çdo risi publiku do të njoftohet me kohë. Kohë më parë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se fakti që shumica e të rinjve në arsimin fillor dhe të mesëm e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike, krijon nevojën që të bëhet skrining që të shihet numri real i nxënësve të infektuar në shkolla. Përzgjedhja e nxënësve do të bëhet përmes ditarit elektronik dhe pëlqimit të prindërve.

     Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për koordinimin e këtij procesi. Në momentin që institucionet kanë informacion të ri, publiku do të informohet në kohën e duhur”, theksoi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së nuk besojnë në premtimet e politikanëve

    Lajmi i rradhës

    Memishi: Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku jetojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë