Memishi: Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku jetojmë

    Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Tearcës, Daut Memishi në fjalimin e tij para banorëve ka deklaruar se do të angazhohet për një komunë më të pastër, pa mbeturina, me shërbime administrative cilësore dhe tërësisht transparente, duke mos ndjekur e rrugën e paraardhësve të tij të cilët, jo vetëm që nuk bënë asgjë për komunën, por e keqpërdorën deri në maksimum, përcjell Nistori.

    “Ashtu siç po afrohet dita e zgjedhjeve, po afrohet edhe ndryshimi në komunën e Tearcës. Me ardhjen tonë në krye të komunës, ne do të angazhohemi për një komunë për të gjithë qytetarët, sepse mbi të gjitha ky institucion ka nevojë për çlirim e jo uzurpim. Nuk premtoj shumë sepse mjaft na premtuan tre mandate dhe nuk realizuan asgjë, unë mund t’ju premtoj vetem një gjë: pastërti në të gjithë fshatrat, shërbim cilësor në administratën komunale si dhe transparencë para gjithë qytetarëve”, është shprehur Memishi ndër të tjera.

    Ai më tej ka shtuar se qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku ne jetojmë dhe se gëzimi më i madh i fitores nuk do të jetë më 17 tetor, por atëherë kur do t’i zgjedhim problemet e komunës sonë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Asgjë nga skriningu i paralajmëruar për nxënësit

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Radishanit përshkak të matjeve jo të sakta satelitore depërtojnë në pronat e njëri-tjetrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë