ASH – AAA akuzon BDI-në: Ju e shkatërruat kulturën shqiptare dhe keqpërdorët paratë e qytetarëve për teatrin në Shkup

    Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzoi BDI-në për shkatërrimin e kulturës shqiptare, shpërdorim të fondeve në rastin e rikonstruksionit të teatrit shqiptar, që ka zgjatur plotë shtatë vjet. Nga opozita shqiptare thonë se funksionarëve të BDI-së duhet tu ndalohet hyrja në teatrin shqiptar pasi siç thonë ata e kanë vendin në ulëset e gjykatave si të akuzuar për shpërdorime të shumta dhe politizim të institucioneve.

    “Sot jemi këtu për t’ju thënë se u ndalohet hyrja funksionarëve të lartë të BDI-së që për më shumë se një dekadë mbajtën peng këtë kështjellë të kulturës shqiptare. I kemi parë në shumë raste duke keqpërdorur ngjarje sportive, kulturore e madje edhe manifestime të fëmijëve edhe pse nuk kanë pasur as të drejtë e as ndonjë meritë për ato ngjarje, por sot ka edhe një dallim ata përveç se nuk kanë meritë për këtë rihapje kanë edhe faje për vonesën për më shumë se shtatë vite, kanë faj për keqpërdorimet e parave t qytetarëve, për lënien e papunë të artistët dhe pa shfaqje artdashësit, ata kanë edhe faj të madh kombëtar, faj për shkatërrimin e kulturës shqiptare me çdo veprim dhe vendim, ju zotërinj shkatërrues të kulturës shqiptare duhet të jepni llogari dhe të mbani përgjegjësi, për ju nuk ka vend në ulëset e teatrit po në bankat e të akuzuarve”, tha Fatih Qaili-Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Koktej freskues nga shalqiri

    Lajmi i rradhës

    Merko: Në deponinë e Strugës mund të bëhet piknik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë