ASH-AAA: Deponitë ilegale në komunat me banorë shqiptarë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

    Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit para Ministrisë së Ekologjisë kanë protestuar duke hedhur mbeturina, të cilat më pas u pastruan nga vetë aktivistët, njofton Nistori.

    “Thuajse në çdo komunë, veçanërisht atje ku jetojnë kryesisht shqiptarë janë formuar deponi ilegale. Shpesh herë këto deponi ndodhen në afërsi të lagjeve të banuara, të rrugëve më të frekuentuara, por edhe afër shkollave dhe çerdheve. Qytetarët dhe veçanërisht fëmijët, për çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me errën e keqe, por edhe me rrezikun nga sëmundjet ngjitëse dhe kafshët endacak që grumbullohen rreth deponive.

    Ndërkohë, Qeveria aktuale, Ministria e Ambientit dhe funksionarët e tjerë, në vend që të gjejnë zgjidhje permanente për problemet me deponitë e mëdha ilegale dhe mini deponitë në çdo lagje, ata pa fije turpi organizojnë promovime dhe festa në këtë ditë që simbolizon jetë dhe shëndet”, kumtojnë nga koalicioni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kufijtë janë të hapur! Ministria e Jashtme publikon protokollin që duhet ndjekur nga udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Mjalti i hikrrës kundër tensionit të lartë të gjakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë