Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë akuzuar Qeverinë BDI-LSDM për korrupsion. Nga ky koalicion kërkojnë sqarime për lidhjet mes kompanisë “Pucko Petrol” dhe furnizimit të institucioneve shtetërore me lëndë djegëse.
“Lidhja e politikës me oligarkët duket të jete shumë e qartë, deputeti i BDI-së Ismail Jahoski djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol nga janari i vitit 2020 me tenderë për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 milion euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale, ndër ta mbi 2 milion euro vetëm nga komunat që qeverisen nga Bashkimi Demokratik për Integrim”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-AAA.