ASH-AAA: Edhe krerët fetar të bëjnë thirrje për vaksinim

    Arritja deri te imuniteti kolektiv do të jetë shumë e rëndë dhe është shumë larg, ndërsa vala e katër është shumë agresive, vlerëson koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë të ASH-së, tha se si koalicion janë për vaksinim, por jo me kushtëzime dhe në formën që po e bën Qeveria. Nga atje thonë, se një mënyrë e mirë për t’i bindur qytetarët që të vaksinohen janë edhe krerët fetar.

    “Nëse doni edhe një propozim tjetër të cilin nuk e kemi analizuar deri në fund, por mendoj që është mirë politik bërësi shëndetësor të bashkëpunojnë edhe me krerët fetar. Edhe ato do të mund të japin një e fort në këtë problematik që të munden qytetarët t’i besojnë së pari shkencës dhe të vaksinohen në numër sa më të madh”, tha Tateshi./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Në Tetovë hapet pikë e re për vaksinim

    Lajmi i rradhës

    A funksionon gjëndra juaj tiroide normalisht, ngadalë apo shpejt!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë