Në Tetovë hapet pikë e re për vaksinim

    Parahyrja e Qendrës së Vaksinimit në shkollën e mesme të mjeksësisë në Tetovë. Siç mund të shihet, materiali njoftues është vetëm në maqedonisht. Foto: Lirim Shabani

    Hapja e pikës së dytë për imunizim në Tetovë ka larguar turmat e njerëzve që prej pesë ditësh krijoheshin në pikën rajonale të vaksinimit. Autoritetet thonë se kanë ndarë pikat e vaksinimit në dy grupe, ata që vaksinohen për herë të parë janë caktuar tek Shtëpia e Shëndetit, ndërsa personat që kanë terminin për rivaksinim vazhdojnë tek salla sportive tek shkolla e mesme e Mjekësisë.

    “Jo jo sot shumë rehat është, jo siç ishte dje. Nuk ka tollovia sot”

     “Jo valla mirë mirë ka shku sot. Dozën e dytë e mora shumë mirë jam, edhe të parën shumë mirë isha”

    Mjeku kujdestar Aleksandar Kërstoski për Alsat është shprehur se në rast të rikthimit të tollovisë, do të kërkohen policë shtesë për mbajtjen e rendit.

    Problemi krijohej nga ana e vetë njerëzve, sepse nuk iu lejonin përparësi atyre që duhej pranuar dozën e dytë duke menduar se kanë përparësi.  Por pas vizitës së drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, u angazhuam për hapjen e pikës së dytë tek spitali ky mundësohet pranimi i dozës së parë të Fajzerit, dhe meqë punohet edhe atje u evitua tollovia.  Nëse kthehet tollovioa gjitha masat do merren, nëse vetë njerëzit nuk respektojnë masat do kërkojmë uniformat që të mbajnë rend”, tha Aleksandar Kostoski, mjek kujdestar.

    Nga SPB e Tetovës thonë se në pikat e vaksinimit ka nga katër policë, ndërsa në kërkohen forca shtesë, numri i tyre do rritet nga katër në tetë.

    Vlejnë ende gjitha masat e parashikuara nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së virusit. Është në favor të gjithë neve respektimi i masave dhe mbajtja e distancës. Që nga hapja e pikës së vaksinimit, pjestarë të SPB Tetovë, ka organizuar që për çdo ditë katër pjesëtarë janë të vendosur në pikë, por në rast nevoje, kur paraqitet numër i madh i personave, për mbajtje të rendit do kemi edhe policë shtesë, dy apo katër, sa e kërkon nevoja”, theksoi Fatmir Rexhepi. zëdhënës i SPB Tetovë.

    Përveç Astra dhe Zeneca që përdoret për vaksinim për dozën e dytë, nga dita e sotme, për dozën e parë, banorët e Pollogut vaksinohen edhe me vaksinën Fajzer./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si kontaminohet akullorja me baktere? Çfarë thonë ekspertët

    Lajmi i rradhës

    ASH-AAA: Edhe krerët fetar të bëjnë thirrje për vaksinim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë