ASH – AAA: Keqmenaxhimi në pikat e vaksinimit rrit infektimet

    Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar mënyrën se si është duke e menaxhuar Qeveria krizën e krijuar nga rritja e madhe e numrit të personave të prekur nga Covid-19 në vend.

    Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë së Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se kaosi i krijuar në pikat e vaksinimit po ndikon për rritjen e rasteve.

    “Prandaj tani jemi të detyruar që të hapim kovid qendra të reja duke i shfrytëzuar repartet tjera për këtë qëllim. Qytetarët nuk duhet të ngarkohen me shpenzime shtesë kur mbi kurriz kanë veç më të ngarkuar këtë virus që fatkeqësisht për shumë njerëz po bëhet edhe vdekjeprurës”, deklaroi ai.

    Koalicioni i partive shqiptare i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim.

    Lajmi Paraprak

    “Jo, faleminderit. Nuk ka shanse” | Lukaku jep përgjigje të prerë për tifozët e Arsenalit që e duan në skuadër

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, ajo duhet të bëhet shkenca që motivon fakultetet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë