“Jo, faleminderit. Nuk ka shanse” | Lukaku jep përgjigje të prerë për tifozët e Arsenalit që e duan në skuadër

    Romelu Lukakut iu deshën vetëm 15 minuta që të shënonte në debutimin te Chelsea, në derin e Londrës nga Arsenalit që u zhvillua në javën e dytë të Ligës Premier.

    The Blues fituan me golat e sulmuesit belg dhe Reece James, për të marrë tre pikë të reja.

    Lukaku u pyet pas ndeshjes nga gazetari i beIN Sports se a do t’i bashkohej Arsenalit, pasi ishte kërkesë e tifzoëve të The Gunners.

    “Jo, faleminderit. Nuk ka shanse”, ishte përgjigja e prerë e belgut për tifozët e skuadrës rivale.

    Lukaku ishte tejet i emocionuar për debutimin e dytë te Chelsea, derisa shpreson që kësaj radhe ta dëshmojë vetën në Stamford Bridge. 

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Masat e reja kufizuese po japin efekt kundër virusit Covid-19

    Lajmi i rradhës

    ASH – AAA: Keqmenaxhimi në pikat e vaksinimit rrit infektimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë