ASh: Bashkim Hasani konfirmoi diskriminimin e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

    Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas intervistës së zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bashkim Hasani për VOA. Nga kjo parti thonë se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes është larg nga adekuatja.

    “Nga 15 Këshilltarë shtetërorë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm një është shqiptar, nga 16 Udhëheqës departamenti asnjë shqiptar, nga 77 seksione vetëm 1 shqiptarë. Në Armatë nga 9 J-seksionet vetëm një shqiptarë, nga 13 komandantët e batalioneve dhe 7 Qendrave vetëm 3 janë shqiptarë. Për njësinë speciale edhe pas 20 vjet MO ende përqindja është shumë e vogël diku 5%.Ne gjithashtu konstatuam se nga më tepër se 60 oficerët e shkolluar në SHBA në shkollat më të larta (Akademitë e stafit dhe Kolegje lufte) vetëm 3 janë shqiptarë. Dhe se ne diplomaci ushtarake ka vetëm dy atashe ushtarak. E falënderojmë zv ministrin Hasani që na e konfirmoi konstatimin tonë kur ai i përmend me emër dy shqiptarët e shkolluar në SHBA dhe dy shqiptarët atashe ushtarak të cilët janë emëruar POR pasi është ngritur padi për diskriminim kundër Ministrisë së mbrojtjes ku njëra nga akuzat është se nuk ka asnjë shqiptar atashe ushtarak”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

    Nga ASh kërkojnë nga zv/ministri numrin e përgjithshëm të oficerëve shqiptar.

    “Sipas informatave tona përqindja sipas kategorive është për oficer diku 10-11%, nënoficer 19-20% dhe ushtarë profesional 22-23%. Nga këtu shihet se përqindja është në proporcion të ZHDREJTË, sikur rriten pozitat aq më shumë bje përqindja. Sipas dispozitave juridike përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të jetë i realizuar jo vetëm si përqindje por në dy rrafshet atë horizontal dhe vertikal”, theksohet në reagim.

    Lajmi Paraprak

    Miteva: VMRO-DPMNE e gatshme për zgjedhje, pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    “Institucionet përkatëse ndërkombëtare e renditën RMV-në si më të sigurtën nga vendet e Ballkanit Perëndimor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë