Miteva: VMRO-DPMNE e gatshme për zgjedhje, pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

    Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva sot deklaroi se nga kjo parti janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa qeveri teknike dhe me mundësi që të ketë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, që të mundësohet votimi në një njësi zgjedhore.

    “VMRO-DPMNE është e gatshme të bisedojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe të dëgjojë kërkesat e partive më të vogla për një njësi zgjedhore dhe nëse ai është problem i LSDM-së dhe BDI-së, atëherë VMRO-DPMNE do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore”, tha Miteva.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e përgatitur për të udhëhequr me OSBE-në

    Lajmi i rradhës

    ASh: Bashkim Hasani konfirmoi diskriminimin e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë