ASh dhe AAA ndajnë rrugët, PDSh: Ky është lajmi më i mirë i kohëve të fundit

    Për prishjen e koalicionit mes ASH-së dhe Alternativës, ku kjo e fundit u bë pjesë e Qeverisë kanë komentuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare. Nga partia e Thaçit thonë se projekti që u nis për të reformuar PDSH-në bëri shumë koalicioni dhe marrëveshje me subjekte të ndryshme, por tani u ka mbetur vetëm marrëveshja me “Levicën” e Apasievit dhe VMRO-DPMNE-në.

    Komunikata e PDSh-së

    “Falimentimi i projektit të tradhtisë i quajtur së fundmi Aleancë për Shqiptarët është lajmi më i mirë i kohëve të fundit.

    Ai proekt që u nis kinse për të reformuar PDSH-në, gjatë rrugës bëri shumë koalicione dhe marrëveshje me subjekte të ndryshme duke nisur me partitë e Gëzim Ostrenit dhe Vesel Mehmedit që u’a përvetësoi edhe emrin e duke vazhduar me BDI-në e Ali Ahmetit dhe LSDM-në e Zaevit kur u’a bënë shumicën parlamentare dhe u bënë pjesë e qeverisë. Pastaj me Besën e Bilall Kasmit dhe Afrim Gashit dhe të gjithë pa përjashtim me lehtësi i tradhtuan.

    Të vetmet marrëveshje ju kanë ngelur me Levica e Apasievit dhe VMRO.

    Në palën shqiptare nuk ju ngeli më kush për të tradhtuar pasi si rrumbullaksim i krejt kësaj me aleancën që lidhën me forcat anti-NATO, anti-BE dhe antishqiptare si puna e Apasievit, përfundimisht shpalosën proektin e tradhtisë së madhe ndaj shqiptarëve.

    Çmontimi i tërësishëm i këtij projekti pëfundimisht e pastron skenën politike dhe organizimin politik të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të jenë të lumtur pasi sot u shpall kapitulimi i këtij projekti.

    Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për të mirën e shqiptarëve janë të mirëseardhur në Partinë Demokratike Shqiptare”, thonë nga Partia Demokratike Shqiptare.

    Lajmi Paraprak

    Ende s’ka epilog zyrtar nga prokuroria bullgare për aksidentin tragjik

    Lajmi i rradhës

    Shkup, në një shtëpi zbulohet laborator për prodhimin e drogës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë