ASh-ja bën thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale në komunën e Strugës

    Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët:

    ASh – Dega në Strugë, oponenti kryesor i NON GRATËS MERKO për vite me radhë, së bashku me grupin e Këshilltarëve të ASh – Dega në Strugë, prej sot 06.07.2023 nuk do të përmbajë asnjë kërkesë, vendim apo memorandum të deponuar nga NON GRATA MERKO në Këshillin e Komunës së Strugës, dhe nuk do t’i përgjigjet asnjë ftese apo kërkese për prezencë në evenimente të ndryshme të konvokuara nga NON GRATA MERKO.  

    ASh – Dega në Strugë, së bashku me grupin e Këshilltarëve të ASh – Dega në Strugë, ashtu siç nuk i ka votuar deri më sot edhe në të ardhmen nuk do të përmbajë asnjë raport financiar kuartal, llogari vjetore financiare të komunës, kontrata për dhurata nga komuna e Strugës, proceduar për Plane urbanistike, Legalizime dhe Buxhetin e Komunës së Strugës të hartuara nga tarafi i NON GRATA MERKO, sepse në to është nënshkrimi i NON GRATËS, tashmë i shpallur për korrupsion madhor.             

    Këshilltarët e ASh – Dega në Strugë, fton të gjtha instancat juridike, ligjzbatuese, t’ia ndalojnë NON GRATËS MERKO hyrjen dhe shfrytëzimin e objektit të Komunës së Strugës, sepse e ka shndërruar në objekt krimi, të mos e keqpërdorë për asgjësim të provave në proces të hetimit dhe deri atëher aktivitetin ta realizojë nga një objekt tjetër alternativ, kurse partitë politike pas ezaurimit të akteve nga instancat juridike dhe ligjzbatuese të bëjnë marrëveshje e të krijojnë kushte ligjore që të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale në komunën e Strugës për kryetar komune.        

    Grupi i Këshilltarëve të ASh – së në Strugë, fton edhe këshilltarët e partive të tjera politike të ndjekin hapat e këshilltarëve të ASh – së në Strugë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “30 vjet punuam me nderë” – të përjashtuarit nga Higjiena Komunale reagojnë ndaj vendimit të padrejtë

    Lajmi i rradhës

    Revoltë e madhe te udhëtarët, presin me orë të tëra nëpër kufijtë e RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë