Revoltë e madhe te udhëtarët, presin me orë të tëra nëpër kufijtë e RMV

    Në pikën kufitare në Bllacë çdo ditë pune hyjnë dhe dalin deri në 15 mijë udhëtarë, ndërsa gjatë vikendeve ky numër arrin deri në 20 mijë dhe kjo gjë, sipas autoriteteve të kësaj pike, ndikon në rritjen e radhëve të pritjes për ata që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë dhe anasjelltas. Por pritjet e gjata, sipas udhëtarëve ndodhin kryesisht në anën e Maqedonisë, por jo edhe në atë të Kosovës.

    “Më së shumti 40 minuta, 1 orë… Më së shumti këtu te na… Tash janë pushimet, duhet të mos bëhen kolona të gjata, të pritet tepër. ”

    “Kjo është hera e parë që jam tu prit kaq pak, zakonisht gjysmë ore, një orë… ”.

    “Varet si është situata e veturave.. Unë për vete deri në gjysmë ore dhe jo më shumë… ”.

    “Mua më ka rënë një herë, një orë dy orë më së shumti të pres…Patjetër tash kemi lëvizje duhet të shpejtohen sa më shpejtë”.

    “Pesëmbëdhjetë minuta kur është kolona e madhe, kuptohet”.

    Komandanti i Stacionit policor në këtë pikë kufitare, Besim Asani pajtohet se ndonjëherë pritjet janë më të gjata, por arsyetohet se kjo gjë ndodh për shkak të lëvizjeve të mëdha. Ai tha se ndonjëherë përballen me probleme në rrjet dhe sistem të ngadaltë që e vështirëson akoma më shumë procesin. Ai shtoi më tej se kapaciteti i kufirit është i vogël për këtë fluks të udhëtarëve, ndërsa kjo pikë kufitare po përballet me numër të vogël të punëtorëve tek pikat për kontroll të pasaportave, që sipas tij po punojnë me kapacitete të përgjysmuara. Asani tha se sipas planit operativ për sezonin verore kur numri i lëvizjeve është i lartë do të ketë lehtësim të kontrolleve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASh-ja bën thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale në komunën e Strugës

    Lajmi i rradhës

    AUV Maqedoni: Mos rrezikoni me ushqimet, hidheni nëse konsideroni se janë të pasigurtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë