ASH-ja: Skenarët e errëta të BDI-së për regjistrimin po bëhen realitet

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikimi me median ka kërkuar që afati i regjistrimit të shtyhet për 10 ditë, njofton Nistori.

    Sipas ASH, qytetarët ankohen se në shtëpitë e tyre nuk ka shkuar asnjë komisioner që t’i regjistrojë. Ky është skandal, sepse ligji obligon të shkohet në çdo amvisëri dhe të regjistrohet çdo qytetar.

    Komunikata e plotë e ASH-së:

    Fatkeqësisht skenarët e errëta që i paralajmëruam ne si opozitë shqiptare po bëhen realitet dhe kjo falë vazalit të përhershëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që është BDI.

    Para 11 viteve e ndërprenë regjistrimin dhe nuk dhanë asnjë spjegim për opinionin. Tash e shtyn regjistrimin me qëllim manipulimin e të njejtit, që i shërben ndoshta çdokujt vetëm shqiptarëve jo.

    Dihet mirëfilli se ne ishim të vetmit që e kundërshtuam shtyerjen e këtij procesi dhe tash i bie që kemi pasur plotësisht të drejtë. Regjistrimi u shty thjesht për ta shuar euforinë dhe motivin e shqiptarëve per t’u regjistruar. A e din dikush që diaspora thjesht prej momentit të shtyerjes e ka injoruar totalisht këtëe proces dhe nuk ka vazhduar të regjistrohet. Pra, dëshmohet ajo që thonim ne se është një vendim politik kryesisht kundër përgjigjes masovike të shqiptarëve për t’u regjistruar.

    Pak rëndësi kanë videot reklamuese të regjistrimit të krerëve të partive politike kur në këtë prosecs kane ngelur  të paregjistruar qytetar të zakonshëm.

    Enti i statistikave të punojë pandërprerë edhe 24 orë po qe nevoja, në ditë në mënyrë që mos të ngel asnjë qytetar i paregjistruar, e jo deri më tash ku nuk i kanë lejuar regjistruesit të mos i regjistrojnë 5-6 shtëpi në ditë, sipas informatave nga regjistruesit, me arsyetime se gjoja bllokohet dhe nuk punon serveri.

    Parlamenti urgjentisht të thirre seancë dhe të parashikojë 10 ditë shtesë për regjistrimin, gjë që ka qenë propozim i grupit parlamentar të Aleancës dhe Alternativës prej muajit janar kur u soll ligji për regjistrim.

    Nga kjo parti u bë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi për tu regjistruar, e pse jo duke u paraqitur edhe te qendrat që i ka caktuar enti i statistikave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çdo e treta amvisëri, nuk mund ta ngrohë shtëpinë në dimër

    Lajmi i rradhës

    Sela para banorëve të komunës së Zhelinës: Ndryshimi ka kuptim vetëm nëse fiton koalicioni ASH-AAA (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë