Sela para banorëve të komunës së Zhelinës: Ndryshimi ka kuptim vetëm nëse fiton koalicioni ASH-AAA (Video)

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka vizituar komunën e Zhelinës, me ç’rast hapjen e shtabit qendror në këtë komunë. Sela para banorëve të kësaj komune është shprehur i bindur se komuna këtë herë do t’ju takojë banorëve, njofton Nistori.

    “Jemi të pastër në krahasim me ata tjerët, me të cilët realisht ne do të duhet t’i çojmë në histori duke i fituar në mënyrë plebishitare tani me votë. Subjektet tjera politike që konkurojnë nuk e kanë hallin te ndryshimi i madh, ata duan një dhe vëtëm një gjë: të mbijetojnë diku politikisht. Epra, ky popull nuk e ka kohën, nuk e ka hallin që të presin dikë që të mbijetojë politikisht”, ka deklaruar Sela.

    Sela më tej shtoi se duhet të vendoset ndërmjet menaxhimit të vjetër që kanë keqpërdorur politikën dhe ua ka sjellë shpirtin në maje të hundës dhe asaj të pastërtës që përfaqëson koalicioni ASH-AAA.

    “Nëse të mbron prokurori dhe gjykatësi, nuk duhet që të gjejnë streh te vota e popullit. Pa përjashtim, a bëhet fjalë për votë në Strugë, a bëhet fjalë votë në Likovë, a bëhet fjalë për votë në Zhelinë e Tetovë”, ka theksuar Sela.

    I pyetur nga gazetari i Nistori-t nëse koalicioni ASH-AAA nuk do të futet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në komuna të caktuara, cilin kandidat do ta mbeshtesë, të BDI-së apo të Besës, Sela nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por u shpreh i bindur se ky koalicion do të bëjë ç’mos për të fituar të gjitha komunat dhe nuk do të vjen puna që të mbështesë njërin apo kandidatin tjetër të subjekteve tjera politike.

    Nistori: Komuna e Zhelinës ka qenë një bastion i paprekshëm për ASH-në, a mendoni se do ta fitoni këtë komunë kësaj radhe dhe nëse ndodh rrethi i dytë dhe ASH nuk fiton, cilin kandidatë ASH do ta mbeshtes, të BDI-së apo të Lëvizjes Besa?

    “Unë jam kryetar partie, nuk jam magjistar për të paraparë se si do të vijnë situatat. Një gjë e di dhe jam i sigurt, ne do të punojmë orë e çast, në çdo sekond dhe në çdo minut për të sjellë ndryshim dhe fitore. Ndryshimi ka kuptim në komunën e Zhelinës dhe gjithë andej duke fituar koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”, është përgjigjur Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASH-ja: Skenarët e errëta të BDI-së për regjistrimin po bëhen realitet

    Lajmi i rradhës

    Teuta Arifi në Tetovë: Agjenda e gjelbër nuk është vetëm deklaratë, por ajo nënkupton cilësinë e jetës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë