ASh: Komunikimi i Ziberit dhe Shaqirit në gjuhën maqedone është skandaloze

    Në një kumtesë të Aleancës për Shqiptarët thuhet se gjatë ditës së djeshme i gjithë opinioni ishte dëshmitar i një skandali të dy zyrtarëve të BDI-së të cilët edhe pse që të dy janë të deklaruar si shqiptarë, komunikimin e zhvilluan vetëm në gjuhën maqedonase, duke mos respektuar të paktën dygjuhësinë, përcjell Nistori.

    “I ashtuquajturi Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në një shkresë dërguar Ministrit për Arsim, Jeton Shaqiri, kishte tentuar edhe një herë të bëjë presion mbi arsimtarët që ta ndërpresin grevën. Edhe pse që të dy funksionarët janë të deklaruar si shqiptarë, shkresa ishte dërguar vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë shkresë, si të tillë dhe vetëm në një gjuhë, me mburrje e kishte publikuar Ministri Shaqiri. Ne nuk duam të ndërhyjmë në bindjet dhe përzgjedhjet personale të dy funksionarëve të BDI-së. Ata mund të vazhdojnë që në jetën private të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase. Por, i rikujtojmë se në fuqi ka një ligj që në këto institucione i obligon të përdorin dy gjuhët, gjegjësisht edhe gjuhën shqipe, aq më tepër kur shkresa ka të bëjë edhe me arsimtarët, një pjesë e madhe e të cilëve janë shqiptarë”, thuhet në Kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

    Aleanca për Shqiptarë fton edhe Inspektoratin për zbatimin e ligjit të gjuhëve që urgjentisht të kryejë detyrën dhe të merr masa ndaj dy funksionarëve të BDI-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A do t’i zhvendosë greva afatet për regjistrim në shkollat e mesme?

    Lajmi i rradhës

    Përdorimi i gjuhës shqipe | Ende nuk ka zbatim të ligjit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë