ASH: Kritika për ujin dhe higjienën në Tetovë

    Aleanca për Shqiptarët akuzoi pushtetin lokal dhe atë qendror për mungesën e ujit dhe higjienës publike në Tetovë. Kreu i degës së ASH-së në Tetovë Muzafer Etemi tha se për tetë vite Komuna nuk ka lëvizur asnjë gurë në drejtim të përmirësimit të kushteve për jetesë në Tetovë, duke përmendur mos ndërtimin e çerdheve, Kinemasë, Bibliotekës dhe Teatrit. Etemi tha se, tetë vitet e fundit qyteti i Tetovës, edhe përkundër premtimeve të shumta, vazhdon të përballet edhe më tej me probleme të mesjetës.

    “Sot në Tetovë bisedohet për mbijetesë, për ajër të pastër, ujë të pijshëm e higjienë publike. Tetova gjatë këtyre tetë viteve ka probleme mesjetare, me plot deponi të egra, me ajër të ndotur dhe mungesë të infrastrukturës dhe më skandalozja, nuk ka ujë, por ka vërshime që marrin jetë njerëzish dhe shkatërrojnë shtëpi. Mos interesimi i komunës dhe Qeverisë ndaj problemeve të qytetarëve, ka tejkaluar çdo pikë durimi të Tetovarëve. Sot e tutje, ne do kërkojmë nga qytetarët që ashtu si arritëm të realizojmë shumë kauza duke ngritur zërin me protesta dhe aktivitete të ndryshme të heqim qafe edhe ata që na mohojnë edhe të drejtën për jetë”- deklaroi Muzafer Etemi, Kryetar i degës së ASH-së në Tetovë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Problemi dypalësh me Bullgarinë po bëhet një problem midis Maqedonisë dhe BE-së

    Lajmi i rradhës

    Nuk merret parasysh shuma që ofroi, Mijallkov mbetet në paraburgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë