ASh: Mbështesim Albin Kurtin për kushtet e paraqitura për Asociacionin

    Aleanca për Shqiptarët përkrah pa rezervë kushtet e paraqitura publikisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe përkrahur nga ShBA-të, njofton Nistori.

    “Vlerësojmë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë njëetnik dhe se ai duhet të jetë në përputhje të plotë me rendin juridik-kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015. Pakicat në Republikën e Kosovës gëzojnë të drejta të garantuara sipas standardeve më të larta evropiane, me mekanizma mbrojtëse më të sofistikuara se në çdo vend tjetër të rajonit. Çdo zgjidhje që do bazohej në kërkesat shoviniste të Beogradit, do të krijonte precedent të rrezikshëm për stabilitetin rajonal duke rritur apetitet e qarqeve të ndryshme nacionaliste, në një kohë të brishtë për Ballkanin Perëndimor, kur tërë kapitali politik i shumicës së vendeve të rajonit është i fokusuar në shkëputjen nga Rusia dhe ridinamizimin e zgjerimit të BE-së.” – kumtojnë nga Aleanca.

    ASh kërkon mobilizim të shtuar nga partnerët ndërkombëtarë për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe sipas afateve të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nipi i pamposhtur i Muhammad Ali tani do të ketë testin e vërtetë

    Lajmi i rradhës

    Propaganda dhe fjalimi popullor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë