ASh – Merkos: Nuk ke më se çka i jep Strugës, mos i mbani peng struganët

    Aleanca për Shqiptarët – dega Strugë, ka mirëpritur vendimin e ShBA-së për shpalljen e kryetarit të Strugës Ramiz Merko “non grata”, duke theksuar se me këtë konfirmohen të gjitha akuzat që ASh kishte bërë më parë ndaj tij.

    “Duhet të mbajë përgjegjësi edhe kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko me tarafin e tij politiko kriminale i cili një orë e më parë duhet të lirojë karrigen e tij që Struga dhe struganët të dalin nga pengmarrja dhe të përfundojnë duke punuar fortë për për të ardhmen e tyre dhe familjarët e tyre. Pra Ramiz Merko lëri egot personale kuptoje, përgjegjësinë e momentit, ik liroje karrigen, lironi organet përkatëse të merren pa presion e pushtetit tënd mos e mbaj të gjithë Strugën peng nën akuzë sepse nuk e meriton. Liroje Strugën e artëdashësve, intelektualëve dhe turistike. Nga pengmarrja nuk ke më se çka i jep Strugës përveçse mjerim dhe degradim total”, tha Lulzim Nasufi, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptar në Strugë.

    Sipas ASh-së ky vendim hap faqe të re për politikbërjen në komunën e Strugës.

    Lajmi Paraprak

    Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës arreston serbin “Rusi”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it (Video)

    Lajmi i rradhës

    Gashi: BDI-ja, një kullë me letra e cila çdo ditë po fundoset

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë