Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës arreston serbin “Rusi”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it (Video)

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj.

    Policia njoftoi se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

    E Mitropol Media ka publikuar pamje të arrestimit të të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Nenad Orloviq nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë në një transferim rekord botëror

    Lajmi i rradhës

    ASh – Merkos: Nuk ke më se çka i jep Strugës, mos i mbani peng struganët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë