ASh: Mijallkovi shpëtoi tetë vite burg falë gjykatësve me valixhet “Louis Vuitton” të mbushura me para

    Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar pas vendimit të Apelit për Sasho Mijallkovin. Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “Lui Viton”, sipas ASh-së, tashmë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit, përcjell Nistori.

    Në reagimin e ASh-së thuhet se Mijallkovi shpëtoi tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend. “Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku Gjykatat Thenelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështutë zvarriten proceset pafundësisht.

    Kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka as kapacitete dhe as vullnet për vendosjen e drejtësisë, ndërsa konfirmon konstatimet se Aleancës për Shqiptarët se vendit i duhet një mision ndërkombëtar që do të zbatojë reformë të mirëfilltë, thuhet në reagimin e ASh-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Nuk jemi hajdut, Arsovska gënjen” – Nuk ka zgjidhje për kërkesat e transportuesve privat në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Tetova shpall “Qytetar nderi” shkrimtarin Ismail Kadare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë